“Isha në punë kur më qëlluan”/ Kamerieri plagoset në kokë me plumb gome
Një i ri që punonte si kamerier në zonën pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë ka mbetur i plagosur në kokë gjatë protestës së 28 Nëntorit, pasi është goditur nga një plumb gome. Bëhet fjalë për Orgen Hajderin, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës. Në një prononcim për Syri TV, ai tregon se në momentin e incidentit ishte në vendin e tij të punës, pranë Operës. I riu shprehet se nuk i kujton qartë rrethanat e goditjes, por konfirmon se pas plagosjes ka pasur gjakderdhje. “Isha te Opera, te Pallati i Kulturës. Kam qenë aty normalisht, po nuk e mbaj mend në detaje goditjen. Nuk e mbaj mend fare çfarë më ka parë. Ka rrjedhë gjak”, rrëfen Hajderi nga Spitali i Traumës. Sipas dëshmisë...
Burimi:
ntv.al