NELSON HYSA SFIDON KAMPIONIN E BOTËS. SI U ZGJODH I GJASHTËMBËDHJETI PËR BREZIN?
Nelson Hysa ka fituar çdo ndeshje që ka zhvilluar si profesionist. Sonte, në Ditën e Pavarësisë, dyzetedyvjeçari shqiptar ngjitet në ring në Dyseldorf për titullin botëror të peshave të rënda. Përballë ka gjermanin Agit Kabajel. Në renditjen e nëntorit të Këshillit Botëror të Boksit, pesëmbëdhjetë sfidantë janë mbi Hysën. Si mbërriti pikërisht ai te ndeshja më e madhe e karrierës? Më një tetor, kur promotori Frenk Uorren konfirmoi duelin, Rojters raportonte se Hysa ishte i pesti në renditjen e Shoqatës Botërore të Boksit. Por brezi për të cilin do të luftonte i përkiste një organizate tjetër, Këshillit Botëror të Boksit. Një hollësi kishte rëndësi që atë ditë. E njëjta kompani e Uorrenit përfaqësonte të dy boksierët dhe organizonte përballjen. Vetë promotori deklaronte se ky ishte...
Burimi:
ntv.al