8 orë përballje në rrugët e Tiranës: Sulme ndaj institucioneve, gurë, molotovë, të plagosur, tym dhe flakë
Protesta në 114-vjetorin e Pavarësisë, një ditë e shënuar për popullin shqiptar, u përshkallëzua në akte dhune. Me flamuj nëpër duar, por nga ana tjetër me maska e shkopinj druri, një grup protestuesish të dhunshëm nisën sulmet me gurë ndaj efektivëve e godinës qeveritare sapo mbërritën në bulevard. Protestuesit hedhin molotovë e fishekzjarrë drejt uniformave blu, ndërsa sulmuan edhe disa institucione të tjera, Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Bujqësisë, si edhe godinën e Teatrit të Kukullave. Policia është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Pas gati 3 orësh qëndrim në Bulevard, protestuesit janë zhvendosur sërish në sheshin “Skëndërbej”, ku u përplasën me efektivët dhe sulmuan edhe Bashkinë e Tiranës. Deri më tani raportohet për 35 të lënduar, 12 policë, 6 përfaqësues mediash...
Burimi:
argjiroja.net