Huri, flamuri dhe maska, çfarë kërkon realisht ky protestues sot në Tiranë?
Me flamurin kombëtar mbi supe, fytyrën e mbuluar dhe një hu të pajisur me pjesë metalike të mprehta, kështu është shfaqur një prej protestuesve në manifestimin e 28 Nëntorit në Tiranë. Protestuesi ka pozuar përpara aparatit fotografik, duke ekspozuar edhe objektin që kishte zgjedhur të merrte me vete në protestë. Nuk dihet nëse huri është përdorur gjatë përplasjeve, por prania e një mjeti të tillë ngre pikëpyetje për qëllimin e mbajtjes së tij në një tubim që është promovuar si protestë qytetare. Se çfarë kërkese politike synonte të artikulonte me hurin në dorë, mbetet e paqartë.
Burimi:
argjiroja.net