No Image Available

Kaos pranë burgut 313, qytetarët vrapojnë dhe Policia i ndjek nga pas

Tensionet në Tiranë vijojnë edhe disa orë pas nisjes së protestës së 28 Nëntorit. Pamje të reja vijnë nga zona pranë burgut 313, ku qytetarët shihen duke vrapuar në rrugë, ndërsa pas tyre lëvizin grupe efektivësh të Policisë. Në pamjet e publikuara, qytetarët largohen me shpejtësi nga zona, ndërsa efektivët vijojnë lëvizjen në drejtim të tyre. Ndjekjet janë zhvendosur edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit, larg sheshit “Skënderbej” dhe bulevardit kryesor. Protesta e 28 Nëntorit është shoqëruar me përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe shoqërime të shumta nga Policia. Pamjet pranë burgut 313 tregojnë se ndërhyrjet e forcave të rendit vijojnë edhe disa orë pas nisjes së tubimit.