Kategoria e Parë: Fitore bindëse për Pogradecin dhe Bylis. Besëlidhja nuk fal ndaj Kukësit. Shtyhet një ndeshje

Kategoria e Parë: Fitore bindëse për Pogradecin dhe Bylis. Besëlidhja nuk fal ndaj Kukësit. Shtyhet një ndeshje

28 Nëntor 2026 19:22 Telesport Java e 12-të e Kategorisë së Parë është mbyllur me pesë takime të zhvilluara, duke sjellë ndryshime në renditjen e kampionatit. Pogradeci është skuadra e re në krye, ndërsa Bylis e ndjek në vendin e dytë. Pogradeci triumfoi 3-0 ndaj Ilirisë dhe shkon në kuotën e 23 pikëve. Bylis fitoi 4-2 në transfertë ndaj Sopotit dhe renditet i dyti me 22 pikë. Besëlidhja mposhti 2-1 Kukësin, Oriku fitoi 1-0 ndaj Korabit, ndërsa Kastrioti dhe Burreli u ndanë në barazim 1-1. Sfida Flamurtari – Besa është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe do të zhvillohet në një datë të re, që do të përcaktohet nga Departamenti i Garave në FSHF.