Kupa e Botës në ski/ Lara Colturi renditet e 10-ta në garën e sllallomit gjigand në Killington
Në pistën amerikane të Killington, u zhvillua mbrëmjen e së shtunës gara e sllallomit gjigand për femra në ski, gara e radhës e Kupës së Botës. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi. Ndryshe nga tri garat e mëparshme të këtij sezoni, ku gjithnjë ishte ngjitur në podium (një fitore e dy vende të dyta), këtë herë Colturi u klasifikua në vendin e 10-të, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Pas zbritjes së parë, zhvilluar në kushte të vështira prej mjegullës, Colturi dha kohën 1’03”23, duke qenë dy sekonda më e avashtë se Mikaela Shiffrin dhe u klasifikua në vendin e 13-të. Në zbritjen e dytë, Colturi dha kohën 1’01”45, duke fituar disi terren karshi rivaleve të saj. Për pasojë, me kohën e...
Burimi:
telesport.al