Shpërthim me eksploziv në banesën e një 76-vjeçari në Ksamil

Shpërthim me eksploziv në banesën e një 76-vjeçari në Ksamil

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku shënjestër ka qenë oborri i banesës së një 76-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet I. A. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Njoftimi i policisë: Ksamil/Informacion paraprak Sot, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues në Ksamil, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi...