29 Nëntori, Shqipëria shënon 82-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë
Shqipëria përkujton sot 82-vjetorin e Çlirimit, në nderim të të gjithë atyre që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e vendit. Në këtë ditë historike, figurat më të larta të shtetit do të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ndërsa në mbarë vendin organizohen ceremoni përkujtimore. Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste në nëntor të vitit 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin gjerman, ndërsa lufta për çlirim kulmoi në nëntor të vitit 1944. Tirana u çlirua më 17 nëntor, ndërsa Shkodra dhe zona veriore më 29 nëntor, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në të gjithë vendin.Shqipëria mbetet...
Burimi:
javanews.al