Rama takohet me kryeministrin Luc Frieden: Nga marsi, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë

Rama takohet me kryeministrin Luc Frieden: Nga marsi, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë

Edi Rama dhe Luc Frieden LUKSEMBURG- Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar në Luksemburg me homologun e tij Luc Frieden ku në fokus të bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se nga muaji mars do të nisë lidhja ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Luksemburgut përmes kompanisë ajrore Luxair. “Luksemburg- Me Kryeministrin Luc Frieden për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë”, tha Rama, duke njoftuar gjithashtu për linjën e re ajrore mes dy vendeve. Fluturimi direkt pritet të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të krijojë mundësi më të mira për lidhjet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut./ZËRI