Rama sot në OKB! Fjalimi para Asamblesë së Përgjithshme, çfarë pritet të flasë kryeministri

Rama sot në OKB! Fjalimi para Asamblesë së Përgjithshme, çfarë pritet të flasë kryeministri

edi rama SHBA- Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë sot fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në kuadër të debatit të përgjithshëm. Rama ndodhet prej së shtunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa fjalimi i tij në OKB është parashikuar të mbahet sot, 25 shtator, rreth orës 17:00. Ende nuk dihet se cilat do të jenë temat kryesore që kryeministri do të trajtojë gjatë fjalimit, teksa një prej çështjeve që mund të marrë vëmendje është situata e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjatë këtyre ditëve, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan. Agjenda e kryeministrit Rama përfshin gjithashtu takime dhe aktivitete të nivelit të lartë me përfaqësues të...