Bardhi: PD nesër në Parlament për të shprehur qartë kundërshtimin ndaj këtij buxheti dhe paketës fiskale

Bardhi: PD nesër në Parlament për të shprehur qartë kundërshtimin ndaj këtij buxheti dhe paketës fiskale

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të marrë pjesë nesër në seancën plenare të Kuvendit, ku do të shqyrtohet në parim projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur se deputetët demokratë do të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtyre dy dokumenteve, të cilat i konsiderojnë në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare. Në reagimin e tij, Bardhi akuzon qeverinë se buxheti nuk u përgjigjet nevojave reale të shoqërisë dhe kërkon më shumë mbështetje për pensionistët, familjet në nevojë, të rinjtë, arsimin, shëndetësinë dhe biznesin e vogël. Ai thekson se opozita do të paraqesë në Kuvend edhe alternativën e saj për përdorimin e fondeve publike në interes të qytetarëve. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT...