“Nëse Rama do të vërtetën, të hetojë ministrin e tij”/ Ndreca i përgjigjet kryeministrit: Ne e dimë çfarë ka ndodhur dhe pse…

“Nëse Rama do të vërtetën, të hetojë ministrin e tij”/ Ndreca i përgjigjet kryeministrit: Ne e dimë çfarë ka ndodhur dhe pse…

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar pas deklaratave në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke kërkuar që institucionet të hetojnë pretendimet e ngritura nga klienti i tij. Pas përfundimit të seancës gjyqësore në GJKKO, Ndreca iu përgjigj edhe qëndrimit të Ramës, i cili e kishte cilësuar si dezinformues, duke theksuar se ai vetëm ka përcjellë deklarimet e Veliajt dhe se nuk ka pretenduar të ketë qenë i pranishëm në ngjarjet për të cilat është folur. “Ka 10 variante që dalin nga Asambleja dhe nuk e dimë kush është i sakti. Unë nuk kam thënë në asnjë moment që kam qenë prezent. Unë kam transmetuar ato që klienti im ka thënë dhe nëse kryeministri është i shqetësuar për të vërtetën, duhet të kishte nisur...