No Image Available

Tenderat pa garë në shënjestër/ Rama: Jemi në një grup me Gjermaninë, Francën dhe Finlandën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur rezultate të larta në prokurimin publik, duke u renditur, sipas raportit të SIGMA-s, në të njëjtin grup me Gjermaninë, Francën dhe Finlandën. Gjatë një deklarate publike, Rama bëri të ditur se vendi ka marrë 81 pikë nga 100 në vlerësimin për prokurimin publik. Kryeministri u ndal veçanërisht te pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tenderat publikë. Sipas shifrave të paraqitura prej tij, 93% e kontratave publike në Shqipëri fitohen nga këto biznese, ndërsa mesatarja në Bashkimin Europian është 46%. Rama i përdori këto të dhëna për të kundërshtuar kritikat se fondet publike përqendrohen në duart e një numri të kufizuar biznesesh dhe se në Shqipëri ka një numër të lartë tenderash pa garë....