Kinder Bueno White tërhiqet nga shitja/ Gabimi në etiketim ngre alarmin për konsumatorët
Çokollata Kinder Bueno White është tërhequr nga shitja në rrjetin e supermarketeve NORMAL në Itali, pas konstatimit të një problemi në etiketimin e përbërësve, që mund të përbëjë rrezik për personat me alergji ndaj grurit dhe ata që vuajnë nga sëmundja celiake. Sipas mediave italiane, tërheqja prek paketimin njëporcionësh prej 43 gramësh, me kodin EAN 80761761. Problemi lidhet me mungesën e deklarimit të saktë të dy përbërësve në etiketë: miellit të grurit dhe niseshtesë së grurit. Kjo mangësi mund të sjellë pasoja për konsumatorët që kanë alergji ndaj proteinave të grurit ose intolerancë ndaj glutenit, pasi etiketa nuk pasqyron plotësisht përbërjen e produktit. Në njoftimin e publikuar nga rrjeti NORMAL, konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt u kërkohet të mos e konsumojnë nëse kanë...
Burimi:
ntv.al