No Image Available

Rama i kalon tenderat te inteligjenca artificiale: Ne ulëm në mënyrë drastike procedurat pa garë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke njoftuar se sistemi do të mbështetet edhe te inteligjenca artificiale për të thjeshtuar procedurat dhe për të reduktuar burokracinë për bizneset. Gjatë prezantimit, Rama tha se përmes sistemit të ri, të dhënat e bizneseve do të përpunohen nga platforma Diella, duke krijuar një dosje virtuale që do të integrojë informacionin nga më shumë se 40 regjistra publikë. Sipas tij, kjo do t’u mundësojë kompanive të aplikojnë për tendera pa pasur nevojë të mbledhin dokumente të shumta nga institucione të ndryshme. Kryeministri premtoi më shumë transparencë, shpejtësi dhe ulje të kostove, ndërsa theksoi se inteligjenca artificiale do të ndihmojë edhe në hartimin e specifikimeve teknike dhe përllogaritjen e fondeve limit. Rama iu përgjigj...