Farmaci, automjete e prona, Policia: Pasuria që iu sekuestrua Ilir Shehut vlen mbi 10 mln euro
Ilir Shehu (Pasholli) TIRANË-Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me hetimin pasuror ndaj Ilir Shehut alias Pasholli, 51 vjeç, i dënuar më parë për trafik droge në Itali dhe nën hetim në Shqipëri për kontrabandë ilaçesh. Blutë njoftojnë se vlera e 29 pasurive të sekuestruara të Ilir Shehut arrin mbi 10 milionë euro. Sipas Policisë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, janë sekuestruar pasuri në emër të tij, të bashkëshortes dhe subjekteve të lidhura me ta. Konkretisht, janë sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme, 6 pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortes së tij, 6 subjekte tregtare, mes tyre biznese që operojnë në sektorin farmaceutik, si dhe 8 automjete. Vlera totale e pasurive të sekuestruara kapërcen 10 milionë euro. Mes 6 subjekteve...
Burimi:
zeri.ai