Rama: Askush s’mund t’ju hapë më telefonin pa vendim gjykate! Materialet që s’lidhen me hetimin do të asgjësohen
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga ndryshimet e parashikuara në paketën e re të Kodit të Procedurës Penale, duke vënë theksin te mbrojtja e privatësisë, forcimi i të drejtave të të pandehurve dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë. Rama deklaroi se kontrolli i pajisjeve elektronike, përfshirë telefonat celularë, nuk mund të kryhet pa autorizimin përkatës të gjykatës. Sipas tij, në rastet urgjente të përcaktuara nga ligji, veprimi do t’i nënshtrohet më pas vlerësimit gjyqësor. Po ashtu, çdo material i marrë nga pajisjet elektronike që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet. Një tjetër ndryshim lidhet me përgjimet, ku Rama tha se duhet të shqyrtohen vetëm të dhënat dhe komunikimet që kanë lidhje me objektin e hetimit. Kryeministri njoftoi gjithashtu se marrja në pyetje...
Burimi:
javanews.al