Abuzimi seksual i 15-vjeçares në Lezhë, arrestohet i riu dhe gruaja që mundësoi takimin

Abuzimi seksual i 15-vjeçares në Lezhë, arrestohet i riu dhe gruaja që mundësoi takimin

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Lezhës sot më 19 nëntor, pas hetimeve për rastin e abuzimit seksual ndaj një 15-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor. Në pranga ka rënë E. K., 32 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, si dhe A. Gj., 46 vjeçe, e dyshuar për trafikim të të miturve dhe moskallëzim të krimit. Sipas policisë, 32-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, ndërsa 46-vjeçarja dyshohet se ka ndërmjetësuar takimin mes tyre. Veprimet hetimore u kryen nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë. Rasti u denoncua nga...