Maran flet pa “dorashka” në Itali: Shqiptarët e duan Kombëtaren, Caprile do na bënte punë!

Maran flet pa “dorashka” në Itali: Shqiptarët e duan Kombëtaren, Caprile do na bënte punë!

Rolando Maran është një trajner që zakonisht preferon të flasë përmes punës dhe rezultateve. Fjalët i kursen dhe, kur i përdor, zakonisht zgjedh atmosferën e qetë të një darke me skuadrën, larg vëmendjes së kamerave. Por pas fitores së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, që vulosi vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve, italiani bëri një përjashtim. Në përfundim të ndeshjes, Maran mblodhi lojtarët në mes të fushës dhe, i emocionuar, mbajti një fjalim të shkurtër e spontan. “Çdokush që e do këtë fanellë mund të jetë vetëm krenar për ju. E nisëm këtë aventurë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju thashë edhe para ndeshjes se kishim një përgjegjësi të madhe, sepse e meritonim këtë ngjitje. U dhatë...