“Kemi ekip me cilësi, duam të shkojmë në Europian”, Maran krenohet me Shqipërinë para italianëve
Për gjashtë muaj në krye të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran e ngjiti skuadrën nga Liga C në Ligën B duke bërë një nga edicionet më të mira të këtij kompeticioni. Trajneri i kuqezinjve ka treguar për “Gazzetta Dello Sport” aventurën në Shqipëri dhe objektivat e së ardhmes. “Bilanci është pozitiv në këta 6 muaj të parë. U ngjitëm në Ligën B dhe jam shumë i lumtur. Kemi rikthyer euforinë në skuadër. Tifozët janë të çmendur pas Kombëtares. Kur luajmë në Tiranë nuk ka vende në stadium. Jam përpjekur të ndryshoj mentalitetin dhe bashkë me lojtarët ia dolëm”, tha Maran. A do ta donte Maran një përballje me Italinë në fazën kualifikuese të Europianit? “Sinqerisht nuk di të përgjigjem. Do të ishte një emocion i madh...
Burimi:
javanews.al