Reforma Zgjedhore, Peleshi kërkon ekspertizën e Venecias për financimin e partive politike
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, duke kërkuar ekspertizë ligjore për Ligjin për Financimin e Partive Politike. Nisma vjen pas dakordësisë së arritur mes palëve në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ku u vendos që rregullat për financimin e partive politike të shqyrtohen edhe nga ekspertët e Komisionit të Venecias. Në letrën drejtuar këtij institucioni, Peleshi ka propozuar gjithashtu zhvillimin e një vizite pune të ekspertëve të Venecias pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, me qëllim diskutimin e ecurisë së projektligjit dhe mënyrës se si janë reflektuar rekomandimet e mëparshme të këtij institucioni. Ndërkohë, diskutimet për reformën zgjedhore vijojnë mes propozimeve të ndryshme të mazhorancës dhe opozitës. Partia Demokratike ka paraqitur një paketë kërkesash që përfshin kalimin...
Burimi:
javanews.al