Plas sherri në burgun e Reçit, kush janë të dënuarit që u konfliktuan
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në IEVP Shkodër, apo ndryshe në burgun e Reçit. Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë dy të dënuarit Altedi Jolldashi dhe Sebastian Ogiçi. Sebastian Ogiçi është dënuar për vjedhje me armë dhe dhunë në bashkëpunim. Sipas dosjes hetimore, në vitin 2022, në Tiranë, ai dhe persona të tjerë dyshohet se janë paraqitur si efektivë të antidrogës dhe, nën kërcënimin e armës, i kanë kërkuar një 32-vjeçari t’u dorëzonte çantën. Ndërsa Altedi Jolldashi është dënuar me 6 vite burg për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Ai u përfshi në vitin 2024 në një shkëmbim zjarri në Pogradec, ku mbeti i plagosur. Më herët, në vitin 2020, ishte arrestuar për transportim të lëndëve...
Burimi:
javanews.al