‘Rama kundër PE’/ Zhupa: Qeveria refuzon shfuqizimin e ligjit, që hap rrugën për ndërtime në zonat e mbrojtura
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shpërfill kërkesat e Parlamentit Europian për mbrojtjen e pasurive natyrore të Shqipërisë, duke refuzuar shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, që i hap rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura. Zhupa thekson se me vendimin e 12 nëntorit 2026, qeveria është shprehur kundër nismës së saj ligjore për shfuqizimin e ndryshimeve, pavarësisht kërkesave të Parlamentit Europian për forcimin e mbrojtjes së zonave natyrore. Deputetja demokrate tha se pas këtij refuzimi fshihen interesat e ndërtimit të vilave dhe resorteve në zona si Zvërneci dhe Vjosë-Narta. Zhupa thekson se qeveria po vendos interesat e investitorëve mbi mbrojtjen e mjedisit, ndërsa e cilëson qëndrimin e Ramës si një sfidë të hapur ndaj institucioneve europiane dhe angazhimeve të Shqipërisë...
Burimi:
syri.net