“Janë vjedhur rrugët, tani edhe pensionet”, Tabaku shpërthen për rastin e Durrësit: Kemi prekur fundin!

“Janë vjedhur rrugët, tani edhe pensionet”, Tabaku shpërthen për rastin e Durrësit: Kemi prekur fundin!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur zërin në Komisionin e të drejtave të njeriut për hetimin e nisur nga SPAK mbi vjedhjen e pensioneve në Postën e Durrësit. Duke e cilësuar të rëndë dhe të papranueshme këtë ngjarje, deputetja demokrate kërkoi transparencë për fatin e parave të pensionistëve. “Sot SPAK njoftoi që ka nisur një hetim për sa i përket çështjes së vjedhjes së pensioneve në postën e Durrësit. Kjo është një çështje shumë e rëndë. Është një çështje e cila kërkon transparencë. Jemi mësuar që janë vjedhur fondet e rrugëve, të inceneratorit, janë vjedhur fonde kudo. Po të vjedhësh dhe lekët e pensionistëve, ky është një minimum i ulët, i ri që nuk e kishte arritur askush. Dhe besoj që ne këtu...