Qyteti nëntokësor i Turqisë që ruan një mësim të lashtë për përballimin e temperaturave ekstreme

Qyteti nëntokësor i Turqisë që ruan një mësim të lashtë për përballimin e temperaturave ekstreme

Nën formacionet shkëmbore përrallore të Kapadokisë, në zemër të Anadollit Qendror të Turqisë, fshihet një qytet i lashtë që prej shekujsh ruan një sekret të veçantë arkitekturor. Derinkuyu, një vendbanim i gdhendur thellë në shkëmb, dikur shërbente si strehë nga ushtritë pushtuese, ndërsa sot po tërheq vëmendjen e studiuesve të klimës dhe urbanistëve për një arsye tjetër: aftësinë e tij për të ruajtur temperatura të qëndrueshme, pavarësisht kushteve ekstreme atmosferike jashtë. Në një artikull të publikuar nga BBC, gazetarja Selin Uğurtaş sjell në vëmendje mënyrën se si arkitektura nëntokësore e këtij qyteti mund të ofrojë ide për përballimin e ndryshimeve klimatike dhe për krijimin e hapësirave të sigurta në qytetet e së ardhmes. I rrethuar nga formacione shkëmbore të njohura si “oxhaqet e zanave”, të...