Film dokumentar për Adem Mikullovcin, kanë filluar xhirimet
16 November, 2026 - 15:06 Një film dokumentar i metrazhit të gjatë po realizohet për aktorin e njohur Adem Mikullovci, dokumentar në të cilin do të përfshihen edhe kontributet e shumta të Mikullovcit në shumë dimensione. Me regjisorë: Jeton Ahmetaj dhe Fion Aliu e me producent Eki Rrahmani, ky film dokumentar për këshilltare artistike ka bashkëshorten e Mikullovcit, Lumnije Mikullovci, e cila poashtu ka bagazh artistik në realizim të filmave. Ky projekt është mbëshetetë nga Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës, kurse premiera e këtij filmi pritet të prezantohet në vitin 2027./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com