Korbat marrin vendime dy herë më shpejt se njerëzit, zbulimi i ri habit shkencëtarët
Korbat mund të marrin vendime vizuale dy herë më shpejt se njerëzit dhe majmunët, sipas një studimi të ri të Universitetit të Tübingenit në Gjermani. Zbulimi tregon se këta zogj kanë aftësi shumë më të zhvilluara të përpunimit të informacionit sesa mendohej deri më tani. Në eksperiment u përfshinë dy korba, të cilëve iu shfaqën në një ekran pika që lëviznin në drejtime të ndryshme. Zogjtë duhej të përcaktonin nëse shumica e pikave lëviznin majtas apo djathtas dhe të tregonin përgjigjen duke prekur një objektiv në ekran. Rezultatet ishin mbresëlënëse. Korbat arritën të merrnin vendime në një kohë mesatare prej vetëm 235 milisekondash, duke ruajtur një saktësi të lartë. Kur sinjalet vizuale ishin të qarta, saktësia e tyre arrinte pothuajse 100%. Studiuesit analizuan edhe aktivitetin...
Burimi:
syri.net