Mos u tallni me Ulpianën dhe banorët e saj! 

Mos u tallni me Ulpianën dhe banorët e saj! 

Letër e hapur kryetarit të komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama Në maj të vitit që vjen bëhen pesëdhjetë vjet qyshse banoj në lagjen Ulpiana. Kësisoj mund ta quaj veten banor i vjetër i Ulpianës, por ka të tjerë që janë edhe më të vjetër se unë dhe familjarët e mi në këtë lagje. Shumë eksperimente janë bërë në Ulpianë, si në tërë Prishtinën, pas luftës, por pjesa te soliterët dhe Fontana, falë rastësisë, mbetën të paprekura. Shpëtuan nga duart e uzurpatorëve të paskrupullt, që s’lënë gjë pa bërë për të zhvatur hapësirën publike. Isha këto ditë në një konferencë shkencore jashtë vendit dhe kur u ktheva dëgjova lajme që më shqetësuan dhe që, pasi mora informacionin e duhur, më shtynë të reagoj publikisht. Marr...