Hiri i nobelistit Miguel Ángel Asturias kthehet në Guatemalë, 52 vjet pas vdekjes në mërgim
Hiri i shkrimtarit dhe diplomatit guatemalas, Miguel Ángel Asturias, është rivarrosur në vendlindjen e tij, 52 vjet pas vdekjes në mërgim. Eshtrat e fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1967 u sollën nga Parisi, ku ai kishte jetuar para vdekjes së tij nga kanceri në Madrid, në vitin 1974. Ceremonia e rivarrimit u mbajt të dielën në një qendër kulturore në kryeqytetin e Guatemalës, e cila mban emrin e shkrimtarit. Urna me hirin e tij u vendos në dhe të mbledhur nga pjesë të ndryshme të vendit, në një ceremoni që nderoi jetën dhe veprën e tij. Djali i shkrimtarit, i cili mban të njëjtin emër, gjatë ceremonisë tha: “Mund të të them, plak, se je me ne, je në atdheun tënd dhe...
Burimi:
kultplus.com