Qeveria miraton projektligjin për kripto-asetet, synohet më shumë transparencë dhe mbrojtje për investitorët

Qeveria miraton projektligjin për kripto-asetet, synohet më shumë transparencë dhe mbrojtje për investitorët

Këshilli i Ministrave miratoi më 2 tetor projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, të hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Projektligji synon të krijojë një kuadër të plotë ligjor për tregtimin dhe ofrimin e shërbimeve që lidhen me kripto-asetet në Shqipëri, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian. Projektligji përafron legjislacionin shqiptar me Rregulloren e BE-së 2023/1114, e njohur si MiCA. Ai parashikon rregulla për emetimin e kripto-aseteve, funksionimin e platformave të tregtimit, ruajtjen dhe këmbimin e tyre, si dhe për shërbime të tjera që lidhen me këtë treg. Një nga qëllimet kryesore është mbrojtja e investitorëve dhe rritja e transparencës. Projektligji përcakton kërkesa për kapitalin, qeverisjen e kompanive, menaxhimin e konflikteve të interesit, sigurinë kibernetike dhe masat kundër abuzimit me tregun dhe pastrimit të...