Kukësi akuzon për dhunë: Lojtarët morën dëmtime fizike, kemi bërë kallëzim

Kukësi akuzon për dhunë: Lojtarët morën dëmtime fizike, kemi bërë kallëzim

Klubi i Kukësit ka dalë me reagim, pak minuta pas humbjes 1-0 ndaj Orikut, në duelin e javës së 11-të në Kategorinë e Parë. Verilindorët akuzojnë së në përfundim të pjesës së parë, ndaj lojtarëve të tyre është ushtruar dhunë nga kundërshtarët. Po ashtu, Kukësi njofton se klubi kërkoi që ndeshja të mos vazhdonte për shkak të situatës, por kjo nuk u pranua. Verilindorët bëjnë të ditur se kanë bërë kallëzim në Polici, ndërsa kërkojnë nga FSHF shqyrtim të plotë dhe të paanshëm të incidentit, administrimin e pamjeve filmike dhe marrjen e masave përkatëse disiplinore ndaj të gjithë personave përgjegjës. REAGIMI I PLOTË I KLUBIT Futboll Klub Kukësi dënon me vendosmëri aktet e dhunës së ndodhura gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes Oriku-Kukësi....