Debutimi te Manchesteri kthehet në makth për Pochettinon, pëson dy gola dhe mbetet me 1 lojtar më pak brenda 5 minutave
Debutimi në krye të Manchester United-it nuk kishte si të shkonte më keq për Mauricio Pochettino-n. Brenda harkut kohor të 5 minutave të gjitha planet e tij për lojën janë kthyer përmbys. United-i mbeti me një lojtar më pak që në minutën e 8 të lojës, kur Yolo u ndëshkua me karton të kuq. Vetëm 2 minuta më vonë, Szoboszlai tundi rrjetën për Liverpool-in, ndërsa Wirtz-i dyfishoi shifrat në minutën e 13. Ndeshja e parë si trajner i “djajve të kuq” u shndërrua në një makth të vërtetë për Pochettino-n, i cili duhet të gjejë zgjidhjen për për mos u larguar me goleadë nga “Anfield Road”. Deri më tani është luajtur vetëm njëra pjesë, teksa mbeten edhe 45 minuta për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com