“Kjo gjë nuk duhet të përsëritet më”, Pedri ngre zërin pas përmbysjes ndaj Villarreal dhe komplimenton shokun e skuadrës

“Kjo gjë nuk duhet të përsëritet më”, Pedri ngre zërin pas përmbysjes ndaj Villarreal dhe komplimenton shokun e skuadrës

22 Nëntor 2026 17:45 Telesport Barcelona fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Villarreal, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të në La Liga. Katalanasit e nisën shumë keq duke pësuar 2 gola në shtatë minutat e para. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe. Në fund të takimit, Pedri, i vlerësuar si “MVP”-ja i ndeshjes, u tregua kritik me veten dhe shokët për fillimin e dobët të ndeshjes në minutat e para dhe sipas tij kjo gjë nuk duhet të përsëritet më, pasi nuk ndodhin shpesh përmbysje të tilla. “E nisëm ndeshjen shumë keq. Pësuam dy gola shumë herët. Duhet të punojmë për të shmangur përsëritjen e fillimeve të tilla, sepse nuk ndodh çdo ditë që të arrish të përmbysësh rezultatin kundër një ekipi...