Gola fantastikë dhe spektakël në pjesën e parë. Liverpool e mbyll në avantazh të dyfishtë ndaj Man. United (video)

Gola fantastikë dhe spektakël në pjesën e parë. Liverpool e mbyll në avantazh të dyfishtë ndaj Man. United (video)

22 Nëntor 2026 18:15 Telesport Pjesa e parë e supersfidës së javës së 11-të në Premier League mes Liverpool dhe Man. United është mbyllur 2-0 për të kuqtë. Sfida në “Anfield” nisi vrullshëm. Në minutën e 8-të, Alexander Isak kap të papërgatitur mbrojtjen e Man. United, duke e detyruar Leny Yoro-n ta ndalë atë vetëm me faull. Duke qenë lojtar i fundit, mbrojtësi i Man. United ndëshkohet me karton të kuq. Dominik Szoboszlai e ekzekuton në mënyrë perfekte goditjen e dënimit dhe kalon në avantazh Liverpool-in. Në minutën e 13-të, Liverpool dyfishon shifrat. Florian Wirtz shënon një gol spektakolar, pas asistit fantastik të Rio Ngumoha. Në minutën e 22-të, Pochettino detyrohet të sakrifikojë Bryan Mbeumo dhe fut në vend të tij Harry Maguire, për shkak...