Flamurtari dhe Tirana ndajnë së bashku kreun e Superligën, Partizani rikthehet te fitorja
Flamurtari vijon të mbrojë kreun e renditjes në Kampionatin Kombëtar në Basketboll për femra. Në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës, ekipi vlonjat fitoi 80-44 ndaj Vllaznisë, një ndeshje e luajtur në Shkodër. Ndeshja u vendos që pas periodës së parë në favor të skuadrës vlonjate, e cila u shkëput 30-9. më pas, mikeshat administruan avantazhin, me Morris që realizoi 24 pikë, mbështetur nga Mcghee me 14 pikë e 20 rebound. Në Librazhd, ekipi i Partizanit fitoi 102-77 ndaj Sopotit, një ndeshje e komanduar dhe fituar me meritë nga kryeqytetaset. Emilia Lazo me 28 pikë ishte shënuesja më e mirë për Partizanin, që u shkëput që në fillim. Pa probleme fiton edhe Tirana, që në “Asllan Rusi” mundi 71-58 Studentin në derbin kryeqytetas. Pas...
Burimi:
telesport.al