Deklarata e fortë nga Britania e Madhe: Vladimir Putin është ‘kasap’ dhe jo miku ynë
Ministri britanik për Marrëdhëniet Ndërqeveritare dhe Marrëdhëniet Evropiane, Hamish Falconer, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili në disa raste i është referuar presidentit rus Vladimir Putin si “miku im”. Në një intervistë për televizionin Sky News, Falconer përdori tone të ashpra ndaj kreut të Kremlinit, duke e cilësuar atë si “kasap” dhe duke dënuar luftën ruse kundër Ukrainës. Sipas ministrit britanik, konflikti përbën një agresion brutal dhe të paligjshëm. Falconer theksoi se lufta ka shkaktuar pasoja të jashtëzakonshme dhe se koston më të madhe po e paguan vetë Ukraina, por edhe shoqëria ruse. Ai u shpreh se qytetarët rusë po përballen me vështirësi të mëdha si pasojë e këtij konflikti, ndërsa brezi i ri po humbet shumë mundësi për të...
Burimi:
javanews.al