Raketat ruse ‘zbarkuan’ në hapësirën ajrore të Polonisë, NATO mblidhet nesër me urgjencë

Raketat ruse ‘zbarkuan’ në hapësirën ajrore të Polonisë, NATO mblidhet nesër me urgjencë

foto ilustruese BRUKSEL- NATO do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut në selinë e saj në Bruksel të hënën, më 23 nëntor, për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore polake nga raketat dhe dronët rusë gjatë sulmeve kundër Ukrainës. Takimi, i konfirmuar nga Përfaqësia e Përhershme e Polonisë në NATO, vjen pas një incidenti më 20 nëntor, në të cilin tre objekte ajrore ruse hynë në territorin polak dhe u rrëzuan në rajonet juglindore të vendit. Polonia do të përfaqësohet nga Zëvendësministri i Mbrojtjes Paweł Zalewski. Varshava synon të paraqesë propozime për forcimin e aftësive mbrojtëse të NATO-s përgjatë krahut të saj lindor, duke përfshirë burime shtesë ushtarake dhe sisteme mbikëqyrjeje. Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, njoftoi takimin...