“Do të merrem personalisht me ty”/ Përplasja me prokurorin, Gjykata pushon çështjen ndaj avokatit Ulian Barjami

“Do të merrem personalisht me ty”/ Përplasja me prokurorin, Gjykata pushon çështjen ndaj avokatit Ulian Barjami

Ulian Barjami TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj avokatit Uljan Barjami, i cili u ndalua pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në sallën e gjyqit në Elbasan. Në vendimin e saj, Gjykata argumenton se janë konstatuar parregullsi në procedurar e ndjekura ndaj avokatit. Sipas saj, arrestimi i tij në flagrancë, regjistrimi i procedimit penal, si dhe hetimi i tij nuk janë kryer në respektim të drejtë të dispozitave procedurale penale. Gjithashtu, sipas vendimit, veprimet e Bajramit nuk përbëjnë vepër penale. Ndërkohë, janë zbardhur edhe momentet e debatit në sallën e gjyqit, ku avokati Barjami pati një përplasje verbale me prokurorin Gjergji Ceka dhe gjyqtaren Megi Strakosha. Pjesë nga debati në sallën e gjyqit: Mbrojtësi av. Ulian Barjami: Tani, kërkesa e...