Momente paniku, futbollisti argjentinas bie pa ndjenja gjatë intervistës
Festimi i një triumfi të madh u kthye për pak çaste në momente frike për Boca Juniors. Kapiteni Leandro Paredes humbi ndjenjat gjatë një interviste televizive, menjëherë pas fitores 2-0 ndaj Atletico Mineiros në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut. Mesfushori argjentinas po fliste për emocionet e titullit, kur papritur ndaloi së foluri, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Gazetari që po e intervistonte tentoi ta mbante, ndërsa ndërhyrja e stafit mjekësor ishte e menjëhershme. Paredes mori ndihmën e parë dhe, pasi u përmend, arriti të largohej vetë drejt dhomave të zhveshjes, shkruan A2. Shqetësimi ishte shtuar edhe nga fakti se futbollisti ishte zëvendësuar në minutën e 58-të, pasi kishte shfaqur probleme fizike gjatë ndeshjes, në kushtet e temperaturave të larta dhe lagështisë në Kolumbi....
Burimi:
javanews.al