Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: I kërkova kujdes të shtuar të Shqipërisë për zhvillimet politike në rajon
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut. Në një prononcim për mediat pas takimit, Ahmeti ka thënë se takimi ishte i shkurtër por përmbajtësor. Ai tha se ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë më shumë kujdes të shtuar lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, por edhe për zhvillimet politike në rajon. “Pata një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, një takim i shkurtër por tepër përmbajtësor. Kërkova një kujdes më të shtuar të Shqipërisë sa i takon Marrëveshjes së Ohrit, kërkova një kujdes më të shtuar nga kryeministri i Shqipërisë mbi zhvillimet politike në rajon. Shpreha gatishmërinë time, të BDI, për komunikim dhe bashkëpunim të hapur, që të...
Burimi:
javanews.al