Aksion antidrogë me disa të arrestuar në Gramsh, sekuestrohet kokainë
Një aksion antidrogë është duke u zhvilluar në qytetin e Gramshit, ku është sekuestruar një sasi prej rreth 400 gram kokainë. Sipas informacioneve paraprake, në operacion është angazhuar Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ndonëse nuk bëhet e ditur nëse ka policë të përfshirë në aktivitet kriminal. Disa persona janë vënë në pranga, teksa operacioni është në zhvillim dhe nuk bëhen të ditura detaje lidhur me identitetin e të ndaluarve apo aktivitetin kriminal që po hetohet.
Burimi:
javanews.al