Një mundësi ideale për ish-futbollistët dhe për çdo njeri tjetër. FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për kursin UEFA C
22 Nëntor 2026 17:25 Telesport Federata e Futbollit njofton hapjen e aplikimeve për kursin e trajnerëve UEFA C në Tiranë, një mundësi për ish-futbollistët, mësuesit e edukimit fizik dhe të gjithë të apasionuarit pas futbollit që dëshirojnë të fitojnë njohuri profesionale dhe të zhvillojnë më tej karrierën e tyre në fushën e trajningut. Kursi do të zhvillohet në tri periudha, sipas kalendarit të mëposhtëm: * 25–27 janar 2027 * 1–3 shkurt 2027 * 22–25 shkurt 2027 Të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij kursi duhet të jenë të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm: dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), diplomën e nivelit më të lartë arsimor të përfunduar (gjimnaz ose arsim i lartë), raportin mjekësor,...
Burimi:
telesport.al