Abissnet Superiore: Java e 12-të mbyllet me barazimin pa gol në derbin e vogël të kryeqytetit
22 Nëntor 2026 15:52 Telesport Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” është mbyllur këtë të diel me përfundimin e pesë takimeve të zhvilluara përgjatë tri ditëve, ku nuk kanë munguar rezultatet e rëndësishme dhe ndryshimet në renditje. Në ndeshjet e kësaj jave, Skënderbeu fitoi 1-0 ndaj Egnatias në Korçë, AF Elbasani mposhti me të njëjtin rezultat Dinamo City-n, ndërsa Teuta mori tri pikë në transfertën ndaj Laçit, duke fituar 1-0. Vllaznia triumfoi 1-0 ndaj Partizanit në “Air Albania”, ndërsa sfida e fundit mes Vorës dhe Tiranës u mbyll në barazim pa gola, 0-0. Pavarësisht humbjes në Korçë, Egnatia vazhdon të kryesojë kampionatin me 27 pikë, e ndjekur nga Teuta me 23 pikë. Në vendin e tretë renditet Skënderbeu me 17 pikë, po aq sa...
Burimi:
telesport.al