Barcelona e nis keq, Yamal humbet penallti. Pjesën e dytë vjen përmbysja e madhe (video)
Barcelona ka fituar 3-2 ndaj Villarreal në “Camp Nou”, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të në La Liga. Katalanasit e nisën shumë keq duke pësuar 2 gola të shpejtë në shtatë minutat e para. Në minutën e 5-të, Fermin Lopez humb topin, Tajon Buchanan shënon një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të djathtën nga distanca. Në minutën e 7-të, kundërsulm i shpejtë i Villarreal që gjen goline dytë meTanitoluwa Oluwaseyi. Në minutën e 23-të, Barcelona kishte shansin e artë për të ngushtuar shifrat, por Lamine Yamal gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke e nxjerrë topin jashtë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Villarreal. Në pjesën e dytë vjen përmbysja e madhe e Barcelonës në pak minuta. Në minutën...
Burimi:
telesport.al