Aprilia dominon në Portugali por nuk mjafton, Marc Marquez shpallet kampion bote në MotoGP

Aprilia dominon në Portugali por nuk mjafton, Marc Marquez shpallet kampion bote në MotoGP

22 Nëntor 2026 14:48 Telesport Marc Marquez me Ducati është shpallur kampion bote në MotoGP për vitin 2026. Vendi i 8-të arritur sot në pistën e Portimao (Portugali), i mjaftoi pilotit spanjoll që të shpallet kampion, titulli i 10-të në karrierën e tij (8 prej tyre në MotoGP). Një titull që erdhi në fund të një garë zhgënjyese për Marquez, që për asnjë moment nuk dueloi dot për fitoren apo podiumin, ndërkohë që parakalohej nga pilotët. Ai më shumë u mjaftua të administronte garën e tij. Vendi i 8-të i lejonte matematikisht të shpallej kampion dhe spanjolli ia doli mbanë të mbrojë titullin kur ka edhe një garë nga fundi (pas një jave në Valencia). Një titull i vështirë për spanjollin, në një sezon që...