Historike, Mark Markez kampion bote për herë të 10-të

Historike, Mark Markez kampion bote për herë të 10-të

Kampioni sapo zbret nga motori numër 93 drejtohet të festojë si i çmendur me mijra tifozë të tij në Portimao (Portugali). Nuk i përmban lotët. E urojnë paraprakisht edhe Horge Martin e Marko Bexeki me të cilët luftoi për titullin e vitit 2026 në MotoGP. Mark Markez shpallet që sot kampion bote për herë të dhjetë në karrierën e tij. Spanjolli në Portimao nisi fuqishëm, pastaj ngadalë u tërhoq, por arriti të ruante kryesimin në renditje, duke përfunduar i teti. Marko Bexeki korri një fitore të madhe, duke marrë kryesimin në gjysmën e dytë të garës dhe më pas duke u larguar. Horge Martin përfundoi i dyti, me Raul Fernandez të tretin./Sportiim.al/ Post navigation