A po paralajmëron Irani  thyerjen e bllokadës amerikane pasi të ardhurat nga nafta po i shterohen?

A po paralajmëron Irani thyerjen e bllokadës amerikane pasi të ardhurat nga nafta po i shterohen?

Komentatorët e linjës së ashpër dhe mediat pranë Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) po bëjnë gjithnjë e më shumë thirrje që Irani ta sfidojë bllokadën detare amerikane ndaj porteve dhe ujërave iraniane, për shkak se të ardhurat nga eksporti i naftës së papërpunuar dhe kondensatit parashikohet të bjerë në zero kah mesi i dhjetorit. Ata propozojnë që një “grup cisternash nafte” të lundrojë përmes bllokadës, si dhe të bëhen kërcënime për ta goditur infrastrukturën e naftës të vendeve fqinje të Iranit në Gjirin Persik, nëse forcat amerikane i sulmojnë anijet iraniane. Forcat iraniane kanë tentuar tashmë t’i sulmojnë caqet amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt gjatë kësaj jave. Fushata për promovimin e idesë së thyerjes së bllokadës mori hov më 19 nëntor, kur agjencia e...