Një pronë e konfiskuar, një tjetër jo/ “Loja” e Prokurorisë së Vlorës me tokat e Artur Shehut

Një pronë e konfiskuar, një tjetër jo/ “Loja” e Prokurorisë së Vlorës me tokat e Artur Shehut

Nga Boldnews.al Një seri hetimesh në Prokurorinë e Vlorës dhe, së fundmi edhe në Prokurorinë e Posasçme (SPAK) e kanë identifikuar Artur Shehun, një shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara, si një lojtar të rëndësishëm në përvetësimin e tokave në bregdet në forma anti-ligjore. I larguar nga Shqipëria në vitin 1998, Shehu u rikthye në qendër të vëmendjes pas një hetimi të zhvilluar nga autoritetet italiane në vitin 2022, kur u arrestua një ish-gjeneral i Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi. Ish-ushtaraku i rëndësishëm kishte marrë “dhuratë” një tokë rreth 30 mijë metra katrorë në bregdetin e Vlorës nga Artur Shehu. Por, emri i tij u “ndërkombëtarizua” fuqishëm, pasi ai zotëronte tokat në Zvërnec, hapësirë të cilën kryeministri Edi Rama vendosi ta shndërrojë në resort...