BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Sonda BepiColombo ka hyrë në orbitën e Mërkurit pas një udhëtimi tetëvjeçar në hapësirë, njoftoi herët të dielën Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA). Misioni është një sipërmarrje e përbashkët e ESA-së dhe Agjencisë Japoneze të Eksplorimit të Hapësirës (JAXA). Ai u lëshua në vitin 2018 nga Guiana Franceze, me qëllim që të studiojë të gjitha aspektet e Mërkurit, planetit më të afërt me Diellin. Kështu kërkon të kuptojë më mirë planetin dhe evolucionin e sistemit tonë diellor, shkruan Euronews dhe raporton Koha Jonë. Sipas ESA-së, sonda tashmë është në kontakt me stacionin tokësor dhe ekipet në ESOC po shqyrtojnë telemetrinë. Flight Dynamics ka konfirmuar se ajo ka arritur kapjen orbitale rreth Mërkurit. Agjencia shtoi se do të japë një përditësim të ri në fillim të...
Burimi:
kohajone.com